Eksploziv lokalit në Lezhë, pronari i biznesit i arrestuar më herët për trafik kanabisi

Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit në ambientet e bar “Amici”, pranë stadiumit të Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 dhe fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Lokali është në pronësi të 47 vjeçarit Ilir Marvukaj, i cili në vitin 2017 ka qenë i arrestuar për trafikimin e 25 kg kanabis drejt Kosovës.
Paraprakisht mësohet se autori ka qenë një person i maskuar, i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse para derës së lokalit është larguar në këmbë.
Lëvizjet e tij janë fiksuar nga kamerat e sigurisë, por për shkak se ka qenë i maskuar, ai nuk është identifikuar ende.
Në dëshminë paraprake në polici, Marvukaj ka deklaruar se nuk ka konflikte, megjithatë policia dyshon se ngjarja mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij./vizionplus.tv