E Hënë, 2 Nëntor 2026

Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama urojnë shqiptarët për Ditën e Verës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Urimi i Presidentit Begaj në profilin e tij zyrtar në facebook shoqërohet me foton e shportës së Elbasanit me elementet simbol të Ditës së Verës: ballakumen, ëmbëlsirën tradicionale, lulet dhe degën e ullirit, të cilat, gjithashtu, përcjellin dëshirën për ardhjen e një stine të gëzueshme, të mbarë e të begatë.

“Gëzuar Ditën e Verës me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqytetit shqiptar të festimit të kësaj dite!” – uroi Presidenti i Republikës.

Edhe kreu i qeverisë, Edi Rama ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës.

“Gëzuar Ditën e Verës”, shkruan kryeministri i vendit krahas një videoje të publikuar në Facebook.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›