E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv makinës së avokatit Genc Gjokutaj

Eksploziv makinës së një prej avokatëve më të njohur në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet ku një sasi eksplozivi është gjetur poshtë makinës së avokatit Genc Gjokutaj.

Sipas policisë së Tiranës, persona të panjohur i kanë vendosur një lëndë plasëse mjetit të Genc Gjokutajt, avokatit që ka mbrojtur çështjet më të bujshme të drejtësisë së kohëve të fundit.

Për fat të mirë lënda plasëse nuk ka shpërthyer, por menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur edhe ekspertët anti-eksploziv për të bërë të mundur edhe çaktivizimin e bombës.
Si pasojë e pozicionit të vështirë në të cilën është vendosur lënda plasëse automjeti i avokatit Gjokutaj është transportuar në një vend tjetër për të bërë një shpërthim të detyruar.

Ja disa nga çështjet që ka mbrojtur avokati Gjokutaj:
çështjen e biznesmenit Rahman Selmanllari
çështjen e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç
çështjen e ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango
çështjen e ish-kreut e aviacionin civil Gazmend Dibra
çështjen e ish kryeministrit Fatos Nano

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›