E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, Gjinushi thirret në Prokurori

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
 

Mësohet se kreu i PSD-së Gjinushi është thirrur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e personit i cili ka dijeni për ngjarjen.
 

Në një prononcim për mediat Gjinushi ka theksuar se nuk do të vijë më në prokurori nëse thirret për të dëshmuar për ngjarjet e 21 janarit.
 

"Do ndihmojmë sqarimin e ngjarjeve të 21 janarit por kryesorja është krimi shtetëror” theksoi Gjinushi duke akuzuar policinë se ka kryer vepra të rënda.
 

Ndërkohë që në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë të tjerë eksponentë të opozitës për t`i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›