E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv me telekomandë benz-it, gjymtohet emigranti nga Belgjika

TIRANË-Një automjet është shpërthyer me eksploziv në dalje të Laprakës pasditen e së dielës, ku i plagosur ka mbetur drejtuesi, ndërsa fatmirësisht kanë shpëtuar e dashura, motra dhe djali e kësaj të fundit, një femijë, vetëm 2 vjeç.

Gazetari ynë në vendngjarje, Spartak Koka bëri të ditur se një automjet tip, ‘Benz slk’, ngjyrë i zi, me targa AA787DK, në pronësi të shtetasit Petrit Gjok Marku, 40 vjeç me origjinë nga Mirdita është hedhur në erë me eksploziv të vendosur në pjesën e përparme rreth orës 18:35 minuta. Në momentin e shpërthimit të automjetit udhëtonin në të 3 persona, e dashura e tij me shtetësi të huaj, e motra e emigrantit si dhe nipi, 2 vjeç.

Në dalje të Laprakës makina ka shpërthyer me forcë duke u spostuar rreth 300 metra. Lëvizjet e pakontrolluara të mjetit për pak kanë shkaktuar një tragjedi në rrugë ku udhëtonin dhjetra automjete të tjera.
Shpërthimi i parë nisi në rrethrrotullimin e doganës dhe ka përfunduar gjatë shpërthimeve të radhës në dalje të rrugës së Laprakës.
(News 24 transmetoi pamjet ekskluzive ku dallohet qartë momenti i nxjerrjes nga makina i drejtuesit të mjetit në gjendje të rëndë nga disa qytetare të cilët kanë shkuar për t’i dhënë ndihmë fill pas momentit të shperthimit)

Mësohet se Petrit Marku 40 vjeç, emigrant prej vitesh në Belgjikë është nxjerrë i plagosur rëndë nga automjeti. Gazetari Koka konfirmon se emigranti ka humbur një prej gjymtyrëve dhe se doktorët e Spitalit Ushtarak po luftojnë ta mbajnë në jetë.

Me plagë të lehta në fytyrë ka shpëtuar e dashura holandeze kurse motra e emigrantit dhe fëmija i saj ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë dëmtim.
Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse që bënë të mundur shuarjen e flakëve si dhe forca të shumta policie.

Nga hetimet paraprake dyshohet për një atentat pasi eksplovizi është telekomanduar në distancë.
Per te zbardhur ngjarjen, Policia po heton mbi të kaluarën e emigrantit Marku që prej pak ditësh ishte kthyer në atdhe për pushime me te dashuren. Mësohet se është zv/drejtori i Krimeve të Rënda që po ndjek hetimet për këtë rast. Burimet nga grupi hetimor thonë se po verifikohet e shkuara e tij, konfliktet e mundshme, po kërkohet edhe bashkëpunimi me institucionet belge, ndërsa do pyeten edhe të afërmit e tij në Shqipëri.

Shpërthimi i sotëm pason atë të pak ditëve me parë në Tiranë ku në shënjestër ishte automjeti i një biznesmeni.

E kaluara e emigrantit, dyshime për hakmarrje
Shpërthimi që për pak i mori jetën 4 personave të një familjeje dyshohet se ka lidhje me të kaluarën e kryefamiljarit, emigrant në Belgjikë. Petrit Marku, 40 vjeç rezulton se ka kryer një vrasje në vitin 1998 dhe për këtë ka marrë dënimin me 25 vite burg nga Gjykata e Tiranës. Marku u dënua për vrasjen e Manil Lika, krim i kryer ne rrugen 'Mine Peza' ne Tirane.
Për krimin, 40-vjeçari u arrestua ne Belgjike shtet nga ku është kryer dhe një ekstradim ne vitin 2004. Petrit Marku ka vuajtur denimin ne burgun e Shen Kollit ku dhe eshte liruar para nje viti.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shpërthen makina me eksploziv, momente tronditëse të drejtuesit të plagosur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›