E Diel, 1 Nëntor 2026

E përplas fuoristrada, vdes një këmbësore 77-vjeçare në Durrës

DURRËS-Një e moshuar është përplasur për vdekje nga një automjet mbrëmjen e kësaj së diele. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë zonës së plazhit në Durrës, ku 77-vjeçarja Zyra Dushku, teksa kalonte rrugën, është përplasur nga një një fuoristradë “Mitsubishi” me targa AA 865 EC e drejtuar nga 21-vjeari Ardi Braci.

Përplasja ka rezultuar fatale për të moshuaren, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë bërë edhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, Ardi Braci 21 vjeç nga qyteti i Gramshit. Nga ana e bluve kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kavajë, këmbësori 45-vjecar përplaset nga makina, ndërron jetë në spital Aksident tragjik, vdes nëna dhe djali 2-vjeçar, plagosen 5 të tjerë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›