E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv një lokali pranë Bashkisë së Burrelit

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Burrelit. Një sasi eksplozivi është vendosur në një lokal pranë Bashkisë së Burrelit por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lokalin në pronësi të shtetasit Nazmi Stafasani.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë priten që të mbërrijnë edhe ekspertë nga Tirana për të kqyrur vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›