Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën 23-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e 2 personave të tjerë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në kryqëzimin e Spitenit.
Automjeti tip “Citroen” i cili drejtohej nga 23-vjeçari Blerim Bardhoku ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Blerim Bardhoku si dhe janë plagosur 2 persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte automjeti, ndërkohë policia po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.