Eksploziv pallatit të kryetarit të PD-së në Vlorë

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një pallat në Lagjen 28 Nëntori në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht dhe kandidatë në listat e PD-së për zgjedhjet e 23 qershorit, transmeton shekulli.
Sipas një njoftimi paraprak për shtyp të policisë së Vlorës thuhet se në këtë orë u mor njoftim në sallën operative se një sasi eksplozivi kishte shpërthyer në katin e 10 të një pallati 12 katësh ku kati i fundit i përkiste kandidatit aktual në listat e PD-së, Ardian Kollozi.
Një kat më poshtë banon i pari në listën për kandidat në radhët e LSI-së, Shkelqim Selami. Eksplozivi i cili mendohet të jetë nga 200 gram deri në 500 gram është vënë në shkallet e pallatit në katin e 10 dhe vala e shpërthimit ka qenë e aq fuqishme sa ka dëmtuar dyert, ka shkaktuar thyerje xhamash dhe vatra e shpërthimit ka lënë një gjurmë me diametër 20 me 10 cm në dysheme.
Nuk janë shënuar dëme në njerëz, gjithsesi autoambulancat dhe mjeket rojë kanë qenë prezent për mjekime të vogla të personave të cilët janë tronditur nga vala e shpërthimit. Policia po heton që prej orës tre të mëngjesit me mjaft ekspert të saj por të mbërritur edhe nga Tirana në mënyrë të menjëhershme. /Indeksonline/