Fillon testi edhe në Drenicë

(E plotësuar) Pas një proteste që ka zgjatur disa minuta, edhe në shkollat e Skenderajt ka filluar testi i maturës.
Zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Hajriz Koci tha se testi ka filluar pak minuta më vones, por gjithçka është duke shkuar normalisht. “Të gjithë nxënësit e të gjitha shkollave kanë mbajt protestë prej 20 minutash para objektit të shkollave ku është dashur të hyjnë në test. Kjo ka bëtë që të ketë vonesa në nisjen e tij. Procesi tash është duke shkuar normalisht ”, tha Koci për Indeksonline.
...........................
Në shkollat e Skenderajt në të cilat ishte paraparë që të mbahej pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore është duke u zhvilluar protestë.
Nxënësit janë duke mbajtur parulla në duar në shenjë proteste kundër Eelex-it për paraburgimin e ish Komandantëve të Zonës së Drenicës.
Profesori Universitarë, Artan Nimani, i cili është në rrolin e monitoruesit të testit, tha se testi për sot dukët që është anuluar. “Në shkollat, ku është dashur të mbahet testi maturës po protestohet. Nxënësit e kanë bojkotuar testin në shenjë paknaqsie, siç thonë ata, të burgosjes së ish luftëtarë të lirisë”, tha për Indeksonlinë, profesori Nimani. /Indeksonline/