Eksploziv pranë derës së një biznesi në Kuçovë – vetëm dëme materiale

Gjatë orëve të natës, në lagjen Postobllok të qytetit të Kuçovës, është raportuar një shpërthim i dyshuar pranë derës së një biznesi në pronësi të shtetasit G. S.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se lënda plasëse e vendosur në afërsi të hyrjes ka qenë në sasi të vogël.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e rendit dhe grupi hetimor, i cili po vijon punën për identifikimin dhe kapjen autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kuçovë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/