Mbahet sot në Bruksel samiti për zgjerimin e Bashkimit Evropian

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Bruksel, ku do të marrë pjesë në panelin e Euronews (rrjetit mediatik Euronews) “EU Enlargement Summit”.
Në panel do të diskutohet perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor. Bashkë me Kryeministrin Edi Rama, pjesë e panelit janë edhe Kryeministri Mickoski i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Malit të Zi, Spajic.
Fokusi i diskutimit pritet të jetë dinamika e procesit të zgjerimit, sfidat e rajonit dhe hapat strategjikë drejt BE-së.
Gazetare: Denada Shkodrani
/rtsh.al/