E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksplozivi në Fier, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Policia vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e vendosjes së eksplozivit, automjetit të punonjësit të insperktorit të Ndërtimores në Fier.
 

Sipas të dhënave të para shkaqet e shpërthimit të automjetit të Gentian Varfit mund të ketë lidhje me detyrën e tij, por ende nuk ka të dyshuar për këtë ngjarje.
 

Makinës së Varfit iu vu lëndë plasëse natën e mbrëmshme në lagjen "Apollonia" në vendin ku automjeti ishte parkuar ndërsa  nga shërthimi nuk pati të lënduar.
 

Nga të dhënat e fundit nuk rezulton që Gentian Varfi të ketë pasur ndonjë konflikt megjithëse hetimet janë përqendruar në detyrën që ai mban.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›