E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, protesta kundër vendosjes së murit me Turqinë

Rreth 1 mijë anëtarë nga grupet anti-rraciste, të majtë dhe emigrantë kanë marshuar ditën e shtunë në sheshin e Athinës. Protesta është zhvilluar kundër planit për ndërtimin e një muri në kufijtë me Turqinë, për të ndaluar emigrantët ilegalë.
Petros Constatinou, nga organizata " Të bashkuar kundër racizmit", tha se ishte e gabuar fajësimi i emigrantëve dhe të papunëve për varfërinë. Sipas tij kjo ky mur është një turp, pasi ky është i njëjtë më atë që u ngrit në Palestinë. Demostruesit marshuan në lagjet më të populluara nga emigrantët dhe ku banorët janë ankuar për prezencën e tyre, madje disa prej tyre kanë qepur edhe buzët në shenjë proteste.
Por gjatë marshimit emigrantët janë takuar me disa marshime të tjera të ekstremistëve të djathtë, të cilët ishin mbledhur për të bllokuar këtë protestë.
Është vënë re prania e madhe e policisë, e cila është munduar të mbajë të dy krahët e protestuesve të larguar. Sipas burimeve të policisë, grupet ekstremiste kanë hedhur gurë mbi policinë. Situata është tensionuar së tepërmi në lagjen e Agios Panteleimonas, e cila është shëndrruar në një geto për emigrantët. Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet ekstermiste. Rreth gjysmë milioni emigrantë të paligjshëm dhe azil kërkues jetojnë në shtetin grek dhe shumica e tyre jetojnë në Athinë, me synimin për të arritur vende të tjera të BE. Ndërkohë që një anketim i bërë ditën e shtunë nga përditshmja greke Tema, tregoi se 70 përqind e popullsisë e aprovonte gritjen e një muri. Greqia është bërë vendi, ku strehon më shumë emigrantë në të gjithë shtetet e Bashkimit Europian. Kjo ka bërë që të shtohen tensionet mes grupeve muslimane emigrante dhe vendasve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›