E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eksportet e drithërave ukrainase, Lavrov: Perëndimi po gropos iniciativën e Detit të Zi

Në takimin e ministrave të jashtëm të G20-ës që po mbahet në Indi, ministri i Jashtëm rus akuzoi Perëndimin se po gropos iniciativën e Detit të Zi, e cila lehtëson eksportin e prodhimeve bujqësore të Ukrainës.  

Ndërsa akoma është pjesë e marrëveshjes, Rusia, në mënyrë të përsëritur ka kritikuar përqasjen e Perëndimit ndaj paktit që u arrit korrikun e vitit të shkuar, duke thënë se vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Moskës nuk po bëjnë sa duhet për të lehtësuar kufizimet ndaj eksporteve ruse, veçanërisht ndaj plehrave që përdoren në bujqësi.

“Në mënyrë të paturpshme perëndimi po gropos iniciativën humanitare të sekretarit të përgjithshëm të kombeve të bashkuara”, u shpreh Sergei Lavrov gjatë takimit të ministrave të jashtëm të G20-ës që po mbahet në nju delhi të Indisë.

Faza aktuale e marrëveshjes, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara , skadon më 18 mars. Ai do të zgjatet nëse asnjëra palë nuk kundërshton zyrtarisht. Përpara afatit të mëparshëm për të zgjatur marrëveshjen në nëntor, Rusia shtoi kritikat e saj ndaj marrëveshjes në një përpjekje për të siguruar më shumë lëshime nga Perëndimi, por në fund e la atë të qëndrojë në vend edhe për 120 ditë të tjera.

Sektori bujqësor i Rusisë nuk është shënjestruar drejtpërdrejt nga sanksionet perëndimore, por Moska argumenton se sanksionet prekin pagesat, dërgesat dhe sigurimet dhe për këtë arsye përbëjnë një “pengesë” për eksportet e saj të grurit dhe plehrave. CNN.gr

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›