Lufta në Ukrainë, Scholz thirrje Kinës: Mos dërgoni armë në Rusi

“Putini nuk është aspak gati të flasë për paqen”, kështu ka deklaruar kancelari gjerman Olaf Scholz, në fjalën e tij në Bundestag. Në fjalën e tij, Scholz konfirmoi gjithashtu se ka bisedime të vazhdueshme me Kievin për “garancitë e sigurisë për të ardhmen”, e vendit.
Kancelari gjerman i është drejtuar me një mesash Kinës, që të ndikojnë në tërheqjen e trupave rus dhe të mos dërgojnë armë kësaj të fundit, me qëllim ndalimin e luftës.
“Është zhgënjyese që në G20-ën e fundit nuk pati një dënim të qartë të agresionit rus në Ukrainë. Mesazhi im për Kinën është i qartë, përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të tërhequr trupat dhe mos dërgoni armë në Rusi”, tha ai, njofton La Republicca.
Kancelari gjerman gjithashtu tha se Gjermani po trajnonte një numër të madh ushtarësh ukrainës duke shtuar se do të vijonte ta furnzionte Kievin me armë.
Një bllok apartamentesh pesë-katëshe në Zaporizhzhia është sulmuar gjatë natës me raketë nga Rusia, e për pasojë 2 persona kanë humbur jetën Me 24 shkurt të vitit 2022, trupat ruse nisin sulmet në Ukrainë. Vendet perendimore i kanë ardhur në ndihmë kësaj të fundit duke i dërguar armë luftarake, me qëllim fitoren e luftës.
/rtsh.al/