E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eksportet e mineraleve dhe energjisë, rritje në janar

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike shënuan rritje me 62,5%, gjatë muajit janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë ato llogariten mbi 9,5 miliardë lekë, nga 5,6 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Gjatë muajit janar grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” dha një kontribut prej 13% në totalin e eksporteve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në janar sasia më e madhe, e mineraleve dhe e lëndëve djegëse kishte për destinacion Kosovën.

Në janar, eksportet e këtij grupi llogariten 4,3 miliardë lekë. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›