Eksportet ushqimore me te larta kete vit

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit eksportet e produkteve ushqimore shqiptare drejt vendeve të Ballkanit janë rritur me 16 % ndaj totalit të eksporteve në rritje me 3,5%. Sipas të dhënave të Institutit kombëtar të Statistikave, eksporti i mallrave ushqimore përfshirë duhanin arriti në gati 6 miliardë lekë. Sipas këtyre të dhënave vërehet se ndryshe nga vitet e mëparshme në rritjen e eksporteve të këtij viti kanë dhënë një kontribut nënproduktet e qumshtit. Të destinuara vetëm në vendet fqinje të rajonit të Ballkanit kryesisht në Kosovë, ato rezultuan 4 herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2011. Por, ndikimin më të madh në këtë rritje e ka kanë dhënë eksportet e peshkut të përpunuara, të cilat u rritën me 35%, duke zënë mbi 20% të totalit të eksportit agroushqimor. Megjithë ritmet më të larta të rritjes, mallrat agroushqimorë vazhdojnë të zënë një peshë të vogël në eksportet tona me gati 6% të totalit. Sipas ekspertëvë të tregtisë, arësyeja kryesore është niveli i ulët i eksportit të produkteve të përpunuar me një vlerë të shtuar më të lartë. Por sipas të dhënave doganore viti nuk ka qenë i mbarë për bimët mjekësore e eterovajore. Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e tyre kanë rënë me 12% krahasuar me një vit më parë.