E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Eksportuesit kërkojnë mbështetje, na dëmton kursi i këmbimit, po shkojmë drejt mbylljes së bizneseve

Shoqatat përfaqësuese të bizneseve eksportuese të Shqipërisë janë të shqetësuara lidhur me ecurinë e kursit të këmbimit. Ato i bëjnë thirrje qeverisë të marrë masa për të mbështetur ekzistencën e tyre.

Humbasim më shumë se 9 milionë Euro në muaj vetëm nga mbiçmimi i monedhë shqiptare. Pohimin e bëjnë përfaqësuesit e eksportuesve dhe rieskportuesve të shqiptarisë, duke i kërkuar qeverisë marrjen e masave për të ndaluar sa më shpejt falimentimin dhe mbylljen e këtyre ndërmarrjeve.

Në konferencën e posaçme të shtypit, shoqatat kërkuan njëzëri që të merren masa për t’u ulur në tavolinë me qeverinë dhe agjencitë e saj duke ofruar edhe alternativën e tyre, që deri tani nuk është marrë në konsideratë as ng autoriteti mbikëqyrës financiar dhe as nga ministria e Financave

Kursi i këmbimit të monedhave perëndimore në Shqipëri është një kurs fleksibël dhe orientohet nga kërkesa dhe oferta.

Rënia drastike e Euros është rrjedhojë e fluksit të lartë të kësaj monedhe në treg për faktorë si rritje e sektorit të turizmit, rritja e dërgesave të emigrantëve dhe ecuria e mirë e investimeve të huaja, sipas autoriteteve publike.

Gazetar: Bardh Sejdarasi

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›