E Diel, 1 Nëntor 2026

Antonio Kasano bie dakord me Parmen

Tani është zyrtare. Antonio Kasano do të luajë me Parmën duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Marrëveshja është arritur mbrëmjen e së mërkurës. Sulmuesi barez tranferohet nga Inter, ndërsa me Parmën do të firmosë një kontratë 3-vjeçare. Fitimet e Kasanos në aventurën e re do të varen shumë nga paraqitjet e tij në fushë, ndërsa do të ketë një bonus nëse ai do të grumbullohet me kombëtaren italiane në Botërorin 2014.
Ndërkohë, pjesë e këtij tranferimi është edhe francezi Belfodil, që ka kaluar te Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›