Ekspozita “Kosovo's people” në Aeroportin e Prishtinës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Fitou, dhe Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, sot në Aeroportin e Prishtinës, kanë inauguruar fotografinë e formatit të madh të ekspozitës “Kosovo's people”.
Këto fotografi, të qytetarëve kosovarë ku përfshihen edhe personalitete si ajo e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, janë realizuar nga dy fotografë francezë me mbështetjen e Ambasadës së Francës.
Ndryshe, rreth 500 fotografi janë bashkuar në gjithsej 6 mozaikë të fotografive, për të prezantuar kështu 6 fytyra të Kosovës së sotme. /kosovapress/