E Shtunë, 31 Tetor 2026

Winona Ryder, edhe një herë në “Beetlejuice”

Aktorja Winona Ryder ka konfirmuar thashethemet se regjisori Tim Burton është duke planifikuar të xhirojë vazhdimin e filmit "Beetlejuice" të vitit 1988. Winona në këtë komedi horror ka luajtur rolin e adoleshentes, Lydia Deetz.

Që nga suksesi i filmit "Beetlejuice" në fund të viteve të tetëdhjeta, thashethemet rreth një vazhdimi të këtij filmi nuk kanë të ndalur.

Winona Ryder ka konfirmuar se yjet e filmit, Michael Keaton dhe Gina Davis, po i bëjnë presion regjisorit, Tim Burton, për të filluar me xhirimet.

“Do të takohem me Barton javën e ardhshme, në mënyrë që të merremi vesh për një projekt të ardhshëm,” u tha Winona gazetarëve të pranishëm në Festivalin e Filmit në Toronto, shkruan "Female First".

Aktorja 40-vjeçare aktualisht është duke marrë pjesë në xhirimet e filmit aksion-triler “Homefront” të regjisorit, Gary Fleder ku skenarin e ka shkruar aktori legjendar, Sylvester Stallone.

Filmi bën fjalë për një ish-agjent të DEA, i cili e shpërngul familjen e tij në një qytet të qetë, por ai shumë shpejt has në telashe me bandat që shpërndajnë drogë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›