E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita “Identitete në tranzicion”, punimet e Ermal Mbrakullit reflektojnë periudhën e tranzicionit

Është çelur në Galerinë e Arteve “Eduart Lear”, ne Berat, ekspozita e piktorit Ermal Mbrakulli.

Nën titullin “Identitete në tranzicion”, kjo ekspozitë vjen si e para personale për artistin, pas pjesëmarrjes së tij në një sërë ekspozitash të përbashkëta me piktorë të tjerë.

Artisti beratas sjell për publikun reflektime mbi rrugëtimin e shoqërisë shqiptare në tranzicion.

E ndërtuar si një hartë kujtese, ekspozita paraqet përballjen e vendit tonë me ndryshimet shoqërore pas rrëzimit të sistemit komunist dhe hyrjes në një realitet demokratik ende të papërfunduar.

“Kjo ekspozitë lindi si një reflektim mbi tranzicionin e tejzgjatur që po kalon Shqipëria, si edhe mbi ngjarjet historike që kemi kaluar, ku më e rëndësishmja është kalimi nga regjimi komunist në demokraci”, thotë artisti.

Ekspozita “Identitete në tranzicion” përban të ekspozuara 30 tablo,vizatime dhe grafika,ku shpaloset realiteti,abstraktja dhe surrealiteti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›