Ekspozita PS publikon fakte te reja

Partia Socialiste publikoi sot fakte te reja per shitjen e ish-Ekspozites Shqiperia Sot.
Deputeti Eduart Shalsi tregoi sot se disponon kontraten e privatizimit qe sipas tij nxjerr ne shesh emrin Arjan Tartarit partnerit te deputetes Albana Vokshi.
Zoterojme nje kontrate te marsit te vitit 2008 disa muaj perpara se ministri Ruli te bente privatizimin mes pronareve te nje pjese te truallit dhe Arjan Tartarit. Pikerisht ky person dhe nje tjeter emer i perfolur si ai i Rahman Selmanllarit do te kryejne privatizimin e ish-Ekspozites do te prishin kontratat ekzistuese dhe do te diktojne cmimin e shitjes se truallit u shpreh Shalsi.
Sipas deputetit socialist ky fakt domethenes tregon kapjen e shtetit dhe menyren se si pushtetaret po pasurohen ne kurriz te interesave te shqiptareve.