Brukseli pergezon Bashen per reformat e forta qe sollen heqjen e vizave
Ministri i Brendshem Lulzim Basha merr pergezimet e perfaqesuesve te Komisionit Parlamentit dhe Keshillit te BE-se lidhur me permbushjen ne nje kohe rekord edhe te tre kushteve shtese per heqjen e plote te regjimit te vizave. Publikohet edhe kalendari i burokracise formale qe do te kaloje vendimi. Samiti i dates 8 nentor stacioni final qe do te sjelle permbushjen e njeres nga aspiratat me te medha te shqiptareve
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka folur me superlativa lidhur me plotesimin e kritereve nga ana e autoriteteve shqiptare. Pas dorezimit te raportit per vizat i cili eshte vleresuar pozitivisht ne Komitetin per Ceshtjet e Brendshme dhe Lirite Civile ne Parlamentin Evropian ministri Basha deklaroi se pritej nje qendrim i tille i institucioneve te BE-se pasi Shqiperia ka shenuar progres te dukshem ne plotesimin e kritereve.
Kemi qene te bindur qe nga fillimi se angazhimi yne konkret me vepra dhe me fjale do te vleresohej nga Komisioni dhe prandaj misioni i eksperteve qe ka ardhur ne Shqiperi ka verejtur se ne cdo hap ne cdo pjese te procesit Shqiperia ka plotesuar me rigorozitet kriteret teknike u shpreh Basha.
Ai vuri ne dukje se ne kete proces Shqiperia nuk ka kerkuar asnje favor dhe ska patur asnje favor.
Shqiperia se ka pare kete proces si nje proces marrje-dhenie politike por si nje proces performance teknike tha ministri i Brendshem.
Lidhur me angazhimin zyrtar per realizimin e reformave Basha garantoi se puna sdo te ndalet ne fusha te tilla si lufta kunder krimit nje problem kyc ky jo vetem per Shqiperine por edhe per vendet me te zhvilluara te bllokut.
Sigurisht qe puna vazhdon. Nuk mbaron asnjehere ne fusha te tilla sic jane lufta kunder krimit dhe kjo nuk vlen vetem per Shqiperine por dhe per vendin me te perparuar ne BE. E rendesishme eshte qe ky proces po e ruan kredibilitetin e tij dhe kete e them pasi Komisioni Europian duke i mbetur besnik metodes qe perdori edhe me tre vendet e tjera pasi konstatoi progresin ne tre fushat qe kishte lene per diskutim pas propozimit te majit rekomandon vendeve anetare heqjen e vizave per shqiptaret tha ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Perfaqesues te Komisionit Parlamentit dhe Keshillit te Bashkimit Europian pergezuan ministrin e Brendshem Lulzim Basha per vleresimin pozitiv te Komisionit Europian mbi permbushjen nga Shqiperia edhe te tre kritereve shtese te paraqitura ne Maj krahas propozimit per heqjen e vizave Schengen per qytetaret shqiptare.