E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita PranverArt 4 ne Muzeun Historik Kombetar

Pranvera vjen ndryshe në Muzeun Historik Kombëtar. Ngjyra, të përkthyera në peizazhe, natyra të qeta portrete dhe abstraksione kanë zbukuruar sallën e ekspozimit.
65 piktor dhe skulptor të njohur dhe të rinj  janë bërë bashkë për të dhënë mesazhe përmes gjuhës së artit pamor.
Organizatori Maksim Bushi  na bën me dije se ky  është grupimi më i madh artistik në vitet e fundit . ajo cka bie në sy në numrin e madh të punimeve të teknikave të ndryshme nuk ka kufij  në art të rinjtë ushtrojnë traditën dhe të moshuarit modernen dhe abstrakten
Ekspozita "PranverArt 4" u krijua në vitin 2009- nga një grup krijuesish piktorë e skulptorë në kujtim të së vetmes ekspozitë me krijimtari relativisht të lirë, "Pranvera" e hapur në vitin 1972, por që pati një fat të ngjashëm me Festivalin e 11 në RTSH. 
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›