KQZ rinovon sistemin elektronik te qendres se te dhenave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinovon sistemin elektronik të qendrës së të dhënave. Investimi prej 40 mijë eurosh, nga agjencia qeveritare turke TIKA, mundësoi zëvendësimin e të gjitha pajisjeve, të instaluara para 8 vitesh.
Bashkëpunimi mes agjencisë turke dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të vijojë edhe në projekte të tjera, në funksion të një procesi zgjedhor në përputhje të standardeve ndërkombëtare.