Ekspozita Ruli Toka pronareve pa leke

Sqarojme se ne vitin 2008 METE nuk ka bere shitjen e pasurise shteterore por i ka kthyer pronen pronareve te ligjshem. Cmimi i marrjes se truallit per pronaret eshte zero leke ka deklaruar zedhenesja Iva Tico.
Edhe kete here pergjigjia e zotit Ruli ka qene vetem ne formen e deklarates kete here te lexuar nga zedhenesja e tij.
Nderkohe qe sipas opozites mbeten pezull disa pyetje qe kane te bejne me faktin se pse qeveria ka caktuar nje cmim specifik per truallin tek ish-ekspozita ne nje kohe kur toka do tu kthehej ish-pronareve per kompensim ashtu sic thote zoti Ruli.
Opozita vazhdon te kembengule tek ky fakt duke premtuar se do ti shkoje deri ne fund zbardhjes se kesaj ceshtjeje.
Genc Ruli nuk ballafaqohet me fakte por ve ne gojen e zedheneses genjeshtra. Ministri Ruli nuk na tha sot perse ka nje diference te madhe cmimi ne ate zone krahasuar me zonat e tjera. Shqiptaret do ta marrin vesh ne ditet ne vazhdim ka deklaruar zedhenesja e PS Armela Imeraj.
Diten e fundit te mandatit te tij si minister i Ekonomise Genc Ruli firmosi perfundimin e privatizimit duke zgjidhur ne menyre te njenashme kontraten me Top Channel per ambientin tek ish-ekspozita Shqiperia Sot.