E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita Shqiperia sot privatizimi me cmim qeverie

21/09/2010Akuza Po sekuestrojme dokumentet ne Ministrine e Ekonomise

TIRANE- Godina e ekspozites Shqiperia sot eshte privatizuar sipas nje cmimi te vendosur nga Keshilli i Ministrave. Sipas hetimeve te kryera nga ana e Prokurorise VKM ka percaktuar qarte cmimin e zones dhe cmimin qe do te aplikohej ne kete privatizim. Aktualisht Prokuroria eshte duke verifikuar nese propozuesit e ketij vendimi te qeverise kane ndjekur si duhet procedurat per caktimin e cmimit te godines e cila rezulton ne pronesi te shtetit. Nderkohe per sa i perket tokes burimet prane Prokurorise se Tiranes theksuan se siperfaqja tokesore eshte mare nga pronaret e saj. Aktualisht njesia hetimore Task-Force prane Prokurorise se Tiranes eshte duke kryer nje sere veprimesh hetimore me qellim hedhjen drite mbi akuzat politike mes Partise Demokratike dhe asaj Socialiste. Ne ditet ne vazhdim pritet sekuestrimi i dokumentacionit te plote ne Ministrine e Ekonomise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›