Makina qe u perdor pervrasjen e Sotirit u grabit
21/09/2010Gjyqi per Banden e Durresit Xhilaga mbron te pandehurin Lulzim Berisha
TIRANE- Per te sqaruar rrethanat e marrjes se nje makine ne Tirane e cila u perdor me pas nga Banda e Durresit per te vrare Marsel Sotirin ne vendin e quajtur plepa ka udhetuar nga Italia ne Shqiperi deshmitari Denis Xhilaga. Ky i fundit para trupit gjykues ka pohuar se makinen nuk ja kishte dorezuar me vullnetin e tij asnje njeriu por perkundrazi automjeti eshte grabitur para lokalit Berluskoni qe eshte ne pronesi te tij. Me kete deshmi ai ka hedhur poshte theniet e te penduarit Adriatik Coli i cili ka pohuar se disa dite para se te vritej Marsel Sotiri Lulzim Berisha e kishte derguar ne Tirane per te marre nje automjet i cili do perdorej per te ekzekutuar Sotirin. Deshmitari sqaroi se njihte te pandehurin Berisha pasi ky i fundit frekuentonte shpesh lokalin e tij. Automjeti qe ne e perdornim per te marre furnizimet e lokalit me eshte grabitur dhe pas disa ditesh kam kryer nje denoncim ne polici. Nderkohe qe nje dite kur po ikja per ne Rinas me ka shoqeruar policia dhe me ka cuar ne komisariatin nr.3. Ketu me kane thene se makina eshte gjendur ne Durres dhe eshte perdorur ne nje vrasje- eshte shprehur para gjykates deshmitari Denis Xhilaga. I pyetur nga Prokuroria se pse ai nuk kishte shkuar ne Durres per te marre makinen deshmitari ka theksuar se mjeti nuk i interesonte me pasi ate e perdornin vetem per te kryer transportimin e mallrave qe furnizonin lokalin ne Tirane. Me pas seanca gjyqesore ne ngarkim te 16 te pandehurve te Bandes se Durresit ka vijuar me degjimin e deshmise se shtetasit Ronald Nova i cili ka treguar para gjykates se si ishte njoftuar per vrasjen e shokut te tij Avni Gashi. Nova ka pohuar se diten e ngjarjes ai kishte qene ne qytetin e Korces dhe se fillimisht per krimin ishte informuar nga televizori dhe me pas nga shoket e tij. Ai tha se njihte dhe te pandehurin Indrit Dokle i cili e kishte prezantuar ate me viktimen Avni Gashi.
Eksperti Fatos Zaqe
Eksperti i mjekesise ligjore Fatos Zaqe eshte pyetur dje ne gjykate lidhur me aktin e ekspertimit te kufomes Avni Gashi dhe plagosjen e shtetasit Ajet Taraku. Zaqe ka pohuar se nga keqyrja e kufomes se Gashit ai ka dale ne konkluzionin se ai eshte ekzekutuar nga nje distance rreth 30 cm nga prapa kokes. Sipas deshmitarit truri i viktimes ishte copetuar plotesisht nga plumbi tejshkues qe i kishte hyre ne koke.