E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozita Tirana AKT

Nuk ka asgje që nuk shkon me trupin tonë diskutimet per homoseksualitetin nuk duhet te konsiderohen tabu as në Shqipëri ky është mesazhi që japin dy artistet gjermane organizatore të  ekspozites “Tirana AKT’. 
Maria”  Ideja e ketij projekti lindi  nje vit më parë kur vizituam Shqipërinë  e pamë se diskutimi për homoseksualitetin është akoma tabu  dhe kështu na lindi ideja të realizonim projektin “Tirana Akt” , përmes të cilit përcillet mesazhi se nuk ka asgjë që nuk shkon me trupin tonë dhe se sa e rëndësishme është ta duam atë ashtu siç është. 
Pikturat jane realizuar  nga një grup artistesh. Modelet shqiptarë  që pozuan  në fillim kishin problem, por më pas u cliruann nga kompleksi . Cdo picture përcjell njëe mesazh të qarte.  Ky projekt jo vetëm për t’u dhënë të rinjve mundësinë të hidhnin mbi letër format trupore, por edhe për të hapur diskutimin mbi seksualitetin dhe të ndjerit mirë me trupin tonë. 
 Vizatimet e prezantura bardh e zi dhe me ngjyra jnë realizuar nga 43 artiste të rinj profesioniste  dhe amator.  Gjithçka e hedhur mbi letër është improvizim i castit ku kane pozuar enkas per kete eskzpozite nudo 7 modele shqiptare, 5 prej të cilëve meshkuj. Arti është një formë për t’u shprehur lirshëm edhe mbi seksualitetin. Përmes trupit mund të thyhesh tabutë dhe të mund të flasësh për ato tema, që deri më tani janë quajtur “të turpshme”  . ndaj dhe në procesin tonë krijues këmbëngulëm që të kishim pjestarë nga komuniteti LGBT . Punimet do të ekspozuara deri më  datën 30 korrik te “Tirana Ekspres”.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›