E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e aktores Margarita Xhepa

Nuk ndodh shpesh që figurave të shquara ti realizohen filma dokumentar në të gjallë. Por Margarita Xhepa është me fat.

Kineasti Kujtim Gjonaj i cili në karrierën e tij ka  realizuar Mbi 100 filma dokumentarë tashmë prej muajsh ka nisur punën filmin dokumentar, dedikuar  aktores së madhe shqiptare  Margarita Xhepës.

 Gjonaj na bën me dije se në këtë film do të pasqyrohet jeta e aktorës së shquar e cila i ka dhënë jetë një numri të madh  personazhesh ne skene dhe ekran. 

Regjisori  vlerëson thjeshtësinë e Margarita Xhepës edhe titullin atrtistja kërkon që të jetë pa pompozitet
Ky është filmi i parë dokumentar  realizuar për aktoren Xhepa e për këtë nuk harron të falenderojë edhe  bashkepuntoret, skenaristen , Angjelina Xhara e cila i ka dedikuar edhe një libër aktores  
“Mjeshtër i Madh”, Gjonaj  premton se filmi përfundon në vjeshtë, por premiera është menduar në fillim të pranverës së ardhshme  për 80 vjetorin e aktores. 
Ky është dokumentari i parë që bëhet për aktoren tonë të madhe dhe të shquar, brilant të skenës dhe kinemasë shqiptare. Ajo është një aktore që ka lozur mbi 150 role në skenën teatrore, një aktore që ka në bagazhin e vet mbi 33 filma artistikë. Margarita është një aktore që kudo që ka pasur evenimente në jetën artistike të Shqipërisë është prezente me recitimet e saj, me aktivitetin e saj artistik. Margarita Xhepa është një gur margaritari në margaritarët e shquar të artit shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›