E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongresi i Notereve Berisha Transparence ne interes te qytetareve

Lufta ndaj larjes së parave të pista është një luftë për siguri dhe noterët shqiptarë mund të japin një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Sali Berisha në Kongresin e Noterëve shqiptarë. Kryeministri tha se noteria është një shërbim jetik për shtetin ligjor dhe dixhitalizimi i sistemit të noterisë rrit besimin e qytetarëve.

“Lufta kundër larjes së parave të pista është një luftë për sigurinë e cila është më e para për çdo qytetar. Dhe është jetike. Ju garantoj se nuk ka rrugë më të sigurtë për të parandaluar krizat ekonomike dhe për të shpejtuar zhvillimin dhe prosperitetin sese përpjekja e qeverisë për garantimin e lisrisë së tregut. Në këtë konteks ju keni mundësi të kontribuoni në këtë pikë me nevragjike të Shqipërisë”-nënvizoi Berisha.
Kryeministri ka garantuar noterët se qeveria shqiptare do të japë të gjithë mbeshtetjën e duhur për të përmirësuar dhe reformuar këtë shërbim jetik për konsolidimin e drejtësisë shqiptare. Në të njëjtën linjë ishte edhe ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëoolfarth i cili tha se pozicioni i noterëve është një element kyç në konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Përmes pavarësisë së tyre noterët janë gardianët e të drejtave të tyre. Puna e noterit kontribuon shumë në reduktimin e mosmarrëveshjeve post-kontraktuale dhe kështu edhe në nevojën për t'iu drejtuar rrugëve ligjore në gjykata. Ajo redukton pasigurinë dhe kostot.
Reformat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për përforcimin e kompetencave të zyrave noteriale në lidhje me shërbimet e ofruara nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, janë inkurajuese”-theksoi Volfarth

Ambasadori i BE-së Ettore Sequi tha se shërbimi i noterisë ka një rol të rëndësishëm në konsolidimin e drejtësisë duke ndikuar në rrugën e intergimit të vendit drejt BE-së.
“Konsolidimi i sistemit të drejtësisë ndikon në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe shërbimi i notërisë do të ndihmojë në konsolidimin e shtetit ligjor. Noterët duhet të kenë personalitet, pavarësi dhe integritet në punën e tyre dhe dixhitalizimi i sistemit është një ndihmesë për punën e noterëve”-tha Sekui.

Ndërkaq ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka prezantuar reformën noteriale dhe mënyrën se si do të funksionojë tashmë sistemi one stop shop
“Sistemi i përpunimit të automatizuar të të dhënave që sapo kemi ndërtuar me bazë ONE STOP SHOP për noterët noterët është sistem me tre fitues, qytetarët, biznesin dhe shtetin fiskal, i njohur ndryshe si tree ëin. Tashmë reformat në sistemin e noterisë janë të pandalshme. Vetëm brenda pak javëve do celim tenderin edhe për krijimin e regjistrave dixhital duke I dhënë fund epokës së dokumentave, letrave e regjistrave të plurosur të noterëve. Çdo gjë do të jetë elektronike.

Po sot Ministri Halimi u dekorua nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve për reformat dhe dinamizmin e treguar prej tij në konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›