E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita e trashëgimisë kulturore në Berat

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Në prag të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat prezantoi në hapësirat publike të qytetit një ekspozitë me pamje nga brendësitë e banesave beratase, objektet e kultit dhe ikonat e Onufrit, vëllezërve Çetiri dhe piktorëve anonimë.

Në hyrje të shëtitores, me Mangalemin si sfond, trashëgimia kulturore u ekspozua sot nën qiell të hapur, duke e kthyer qytetin në një muze të gjallë në natyrë. Ekspozita ka ngjallur interesin e turistëve, të cilët edhe gjatë muajit shtator vazhdojnë të jenë të shumtë në Berat, duke u ndalur për të njohur nga afër historinë, artin dhe pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Ky ishte një takim i veçantë me historinë, artin dhe identitetin e Beratit, aty ku trashëgimia jeton dhe bashkëbisedon çdo ditë me vizitorët.

1 nga 8

/a.f/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›