E Shtunë, 31 Tetor 2026

Di Natale mendon të pensionohet

Antonio Di Natale mund ta lë futbollin, pas Kampionatit Evropian. Futbollisti italian mendon se karrierës së tij i ka ardhur fundi.

“Kam edhe një vit kontratë me Udinesen, por për të vazhduar, duhet të ekzistojë dëshira. Ishte një gjë që e kisha menduar, në 20 ditët e fundit të kampionatit kam zhvilluar pesë ndeshje. Është një ritëm mjaft i lart. Tash do të luajmë në Evropian, më pas do të mendojmë”, theksoi sulmuesi i Udineses.

Ai shpreson që të luajë përkrah Cassanos dhe Balotellit, në sulmin Azzurr gjatë ‘Euro 2012’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›