E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozita fotohgrafike "Living together"

British Cuncil në bashkëpunim me MTKRS dhe DKPR dhe GKA do të sjellin për publikun e tiranës ekspozitën fotografike "Living Together". Është kjo një ekpsozitë e cila vjen në formën e n jë eventi përmbyllës të një projekti për më tepër se du vjecar mes BC në EJ. Ky project synonte të eksploronte miltidimensionin e dialogut ndërkulturor në Europë. Studimi duke dashur të realizojë një sferë sa më profesionale dhe moderne thellohet në disa rryma si, studim fenomeni dhe dialog institucional, arsim dhe zhvillim kurrikule dhe së fundmi duke eksploruar nëpërmjet artit të fotografisë. Të gjitha këto inisjativa u zhvilluan në kuadër të Vitit Europian të dialogut ndërkulturor të shpalluar nga KE. Punimet që do të ekspozohen janë më të mirat, jo vetëm të ratistëve profesionistë që ishin të përfshirë në kët project, por pasurohen dhe nga punime të më të talentuarve të rinj të cilët dhanë një kontribut jot ë vogel në këtë project. Këta të rinj kanë dalë nga Konkursi I Fotografisë Digitale dhe nga Konkursi i Fotografisë mes shkollave dhe nga eventi i titulluar "Gjej thesarin" i organizuar nga British Council. Ajo çka është më e rëndësishme janë punimet, të cilat nuk vijne vetëm nga duart e profesionistëve të mëdhenj. Kështu nga 60 punime 20 vijne nga te rinj të moshës 15 e deri në 35 vjeç. Janë jo vetëm fëmijët më të taletuar shqiptar, por që sjellin imazhin e tyre dhe nga jashtë kufijve te Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›