Miss Shqiptarja në Evropë pret të kurorëzohet në Zvicër
Në datën 17 prill në Zvicër do të startojë gara e bukurisë së vajzave shqiptare. Miss Shqiptarja në Evropë është konkursi më i ri, i cili është menduar të organizohet në Zvicër. Nuk do të jenë vetëm kompeticionet e bukurisë për vajzat shqiptare, që njihen me emrat e Miss Shqipërisë ose Miss Albania, por tani do të jetë edhe një emër tjetër i ri i cili do të vërë në garë bukuroshet shqiptare.
Të gjitha bukuroshet shqiptare që jetojnë në diasporë dhe që duan të shpalosin vlerat e tyre në një konkurs bukurie, mund të jenë pjesëmarrëse në këtë konkurs. Miss Shqiptarja në Europë 2009, një eveniment, i cili do të zhvillohet më datë 17 prill në Zyrih në klubin Rinora 4, konkurrueset mund të paraqiten deri më datë 14 prill. Por i veçantë është gjithashtu edhe fakti, sipas të cilit është mësuar se gjithashtu për këtë spektakël, organizatorët kanë menduar të ftojnë dhe plot artistë si Stine, Etno Engjujt, Vanesa Krasniqi (Super Talent 2008 Gjermani), etj, të cilët do të sjellin çaste interesante dhe tinguj muzike për publikun në këtë spektakël bukurie.