Spanje dy viktima nga moti i keq

Erëra me shpejtësi rreth 90 kilometra në për kanë shkaktuar shembjen e një muri në jug të Spanjës. Nga incidenti kanë mbetur të vdekur dy persona. Ndërkohë stuhitë janë zhvendosur në provincat veriore dhe në jug të vendit duke cuar gjendjen e alarmit në nivelin e dytë.
Dy burrat rreth të 50-ve sapo ishin kthyer në banesën e tyre në Murcia kur dhe ndodhi incidenti
Autoritetet vendore kanë këshilluar banorët të qëndrojnë në banesa dhe të evitojnë daljen në rrugë.
Agjencia metereoligjike spanjolle ka parashikuar se do të ketë stuhi të tjera të forta në Brigjet e Glasias në veri të Spanjës me erëra që parashikohet të kalojnë shpejtësinë e 110 kilometrave në orë.