Ekspozita që s’do ta shihni kurrë

Në filmin e Andy Warhol, të vitit 1963, “Blow Job”, shfaqet fytyra e një mashkulli të ri, të cilin, të paktën sipas mimikës së fytyrës së tij, dikush i padukshëm e kënaq seksualisht, përderisa ai vetë qëndron pas një muri. Kamera mbetet kryeneçe deri në fund, kur djaloshi e ulë kokën, dhe del nga kuadri, duke e lënë kamerën që të xhirojë fasadën e zbrazët.
Ky film, në fakt, paraqet komentin e Warhol lidhur me ndalimin e pornografisë, megjithëse kësaj radhe shërbeu për qëllime krejt tjera artistike. Filmi është pjesë e ekspozitës tematike “Invisible: Art of the Unseen 1957- 2012” (E padukshmja: Arti i të Paparës, 1957-2012), e cila është hapur në galerinë londineze Hayward, ku po ekspozohen veprat “e padukshme” të artistëve të njohur botërorë që merren me abstraktimin e të padukshmes.
Në vitin 1958, Andy Warhol kishte ekspozuar një skulpturë të padukshme; ai në të vërtetë nuk kishte ekspozuar asgjë, por kishte qëndruar për pak kohë para një skulpture të inekzistente dh të padukshme, dhe pastaj ishte larguar prej aty duke lënë vetëm bazamentin e saj të zbrazët me mbishkrimin “Andy Warhol, USA – Skulptura e Padukshme”.
Në mesin e 50 eksponateve që mund të shihen në Londër janë edhe veprat e Yves Klein, Tom Friedman, Claes Oldenburg, Yoko Ono...
Ndryshe, kjo ekspozitë me sarkazëm çyshtë emërtuar si “ekspozita më e mirë, të cilën s’do ta shihni kurrë”. Megjithëse, mahia sigurisht se nuk përfaqëson imazhin e saj të vërtetë.
Artistët gjithmonë i intrigon e padukshmja, dhe ajo se si ta bëjnë atë të dukshme – nëse jo për dytë tanë, atëherë të paktën në mendjet tona. Kështu Yoko Ono, për shembull, ofron udhëzime se si duhet ta parafytyrojmë artin e saj të padukshëm. E nga ana tjetër, performuesit aziatikë mund të thuhet se tashmë kanë hapëruar drejt një fantazie në këtë fushë. Ngritja e pyetjes se çka ka e gjithë kjo të bëjë me artin, rrezikon të ju lë diku në shekullin e kaluar...