E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë e artit kosovar në Muzeun Kombëtar

Faton Aliu, Arafat Hasani dhe Milot Mustafa prezantohen në ekspozitën “Hec e hec e hec…” me 30 punime në pikturë, skulpturë dhe instilacione. “Pas shumë ekspozitash që kemi hapur në vende të ndryshme, si në Britaninë e Madhe etj., menduam që të hapim edhe një ekspozitë në Tiranë”, shprehet skulptori Milot Mustafa, i cili vjen për herë të dytë në kryeqytet me një ekspozitë.

Kurse piktori Faton Aliu ka sjellë 15 piktura në vaj, me peizazhe universale nga planeti dhe universi. Duke folur për planet për të ardhmen, artistët e rinj kosovarë shprehen se në fund të muajit dhjetor do të çelin një tjetër ekspozitë në Suedi. Ekspozita “Hec e hec e hec...” do të qëndrojë e hapur deri në 30 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›