E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Goja e botës" së Zija Çelës

Vetem nje vit nga botimi i romanit “Sos, nje buzeqeshje” shkrimtari Zija Cela i dhuron lexuesit nje roman te ri nen titullin “Goja e Botes”. Ngjarjet e romanit autori i ka vendosur ne skene... i frymezuar nga Hamleti, Cela na sjell nje roman per komunikimin njerezor ate qe nuk ka nevoje per shtirje dhe as per poza por per komunikimin pa kufij te zemrave.

"Mbas 20 vjetesh une mendoj qe jo murret tona, po njerezimi ka nje mur te perjetshem, nje mur i cili here shembet e here rindertohet. Esht nje mur qe te gjithe ne e provojme, dhe ky mur eshte kurrizi i njeriut, sa here qe dy njerez ia kthejne shpinen njeri tjetrit", rrefen shkrimtari Zija Cela.

Autori e konsideron veten nje shkrimtar realist qe shkruan per realitetin absurd edhe pse shprehet se nuk eshte kunder letersise roze apo te ashtuquajtures letersia e shezlongjeve.

Ai ka nje konceptim shume vetjak per Zotin dhe per lirine qe te dyja keto thote Cela vijne tek njeriu kur ai kapercen friken e mbrame te vdekjes. Autori thote se kur lexoj i hap krahet te gjitheve, kur shkruaj iu kthej shpinen te gjitheve sepse shkruaj qe te zbuloj vetveten. Ndersa autori ndalet keshtu ne procesin e krijimit kritika e ka cilesuar romanin “Goja e botes” si te fundit te nje triptiku qe nis me “Las varrezas” dhe me “Sos, nje buzeqeshje”.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›