E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë pikturash, bashkëjetesa realitet-abstraksion

Për artëdashësit e pikturës është celur një ekspozitë e piktorit Fatmir Vasjari në Galerinë Qëndore të Durrësit. Një mori punimesh, ku dominojnë ngjyrat dhe luhet me figurën qëndrojnë të ekspozuar në këtë galeri.
 

Autorin Vasjari e frymezon çdo pjese e realitetit, ndërsa në ekspozitën e tij ka sjellë të ndërthurura, në mënyrë të vecantë realitetin me abstraktet për të dhënë mesazhe mbi të vërtetën dhe përjetimet e tij.
 

Nëpërmjet abstarksionit, piktori është munduar të jap nënkuptime të një bote drejt ndryshimeve dhe zhvillimit. Për ata që dinë të lexojnë pikturën kuptojnë botën shpirtërore dhe trazinë e shpirtit të autorit, ndërsa për ata që janë vetëm simpatizantë të pikturës, shijojnë kombinimin e ngjyrave dhe imazhit.
 

Ekspzoita do të jetë e hapur për disa ditë për artëdashësit në Galerinë Qëndrore të qytetit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›