E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozohet Pëlhura e Torinos

Ky duket të jetë shqetësim i hershëm rreth asaj se si kremtimet kryesore janë duke u formuar në qytetin olimpik të Torinos derisa dioqeza e kryepeshkopit këtë pranverë do ta ekspozojë Velin e Torinos, i konsideruar nga shumë të krishterë si pëlhura e varrimit e Jezu Krishtit, por e përshkruar nga disa si mashtrim i mesjetës.

Së paku një milion rezervime nga e tërë bota tashmë janë bërë për të siguruar tre deri në pesë minuta për ta admiruar pëlhurën që ka fascinuar njëlloj si pelegrinët ashtu dhe shkencëtarët, kanë thënë, në një konferencë për media, organizatorët e ekspozitës, e cila do të mbahet më 10 prill deri më 23 maj.

Ata po shpresojnë për rreth dy milionë vizitorë për 44 ditë, me interesim që pritet të përkrahet nga prezenca e Papa Benediktit të XVI-të, i cili më 2 maj do ta vizitojë katedralen e Torinos, ku ndodhet Pëlhura në një kuti të blinduar dhe të kontrolluar nga klima.

Këqyrja është e lirë me rezervime, të cilat mund të bëhen online.

Vetëm sa gjatë mund ta shikojë një vizitor varet në atë se sa është e mbushur katedralja, por koha maksimale mund të jetë pesë minuta, kanë thënë organizatorët.

Tradicionalisht, publiku ia hedh një shikim të shkurtër Pëlhurës çdo 25 vjet, por shfaqja e fundit ishte aranzhuar pas vetëm dy viteve në vitin 2000 për mileniumin e ri – vit i shenjtë për kishën katolike romane. Derisa i rezistuan shfaqjes publike gjatë Lojërave Olimpike Dimërore para katër viteve, zyrtarët e kishës “duke e kuptuar rëndësinë për ekonominë dhe punësimin” në qytetin industrial kanë lejuar ekspozimin këtë vit përkundër orarit, ka thënë Fiorezo Alfieri, cari kulturor i Torinos, i cili e udhëheq komisionin e Pëlhurës.

“Ekspozimi përfaqëson një rast të çmuar për turistët që duan ta përfshijnë Torinon dhe Piedmontin në itineraret e tyre,” kanë thënë organizatorët.

Gjithashtu do të ringjallet debati shkencor për pëlhurën që mban një imazh të venitur të një njeriu me mjekër dhe siç duket të jenë njolla gjaku që përkojnë me plagët e kryqëzimit të Krishtit.

Një hulumtuese e Vatikanit së fundi ka thënë në një libër të ri se ka përdorur imazhe të zmadhuara me kompjuter të Pëlhurës për të deshifruar fjalët e shkruara dobët në greqisht, latinisht dhe në gjuhën aramaike. Për skeptikët kanë thënë se historiania ka lexuar shumë në shënimet dhe ata qëndrojnë në datimin me karbon në vitin 1988 që sugjeronte se pëlhura datonte në shekullin 13 ose 14.

Siç duhet, këto rezultate janë sfiduar nga disa që sugjerojnë se rezultatet e testit mund të jenë shtrembëruar nga kontaminimi dhe se duhet të analizohet një mostër më e madhe.
Vatikani ka ecur vjedhurazi rreth çështjes, duke mos bërë ndonjë pohim rreth autenticitetit por duke e konsideruar si simbol të fuqishëm të vuajtjes së Krishtit.

Imzot Giuseppe Ghiberti, president i komisionit të dioqezës së Torinos për Pëlhurën, e ka quajtur “instrument të ungjillëzimit.”

Ai ka thënë se Vatikani, që e zotëron pëlhurën, mund të marrë në konsideratë rrethin e ri të testeve shkencore pasi të përfundojë ekspozimi publik.

Kryqtari francez Robert of Clari e ka përmendur se e ka parë pëlhurën në vitin 1203 në Kostandinopojë në pallatin perandorak, por shënimet e para aktuale dokumentojnë gjurmë vetëm në Lirey në Francë në vitin 1354.

Pëlhura i ishte lënë trashëgim papës nga ish Mbreti Umberto i Dytë i Italisë, anëtar i Shtëpisë së Savoy, pas vdekjes së tij në vitin 1983.

Kjo do të jetë paraqitja e parë publike që kur pati një restaurim në vitin 2002.

Përktheu: A. Beka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›