E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Niro nderohet për arritje jetësore

Robert De Niro është nderuar me çmimin për arritje jetësore për karrierën e tij mbi katër dekada, gjatë një ceremonie luksoze në Los Angeles.

Ylli hollivudian ka luajtur në filmin e parë në vitet e gjashtëdhjeta, ndërsa gjatë karrierës së ndritshme, veç tjerash ka fituar dy Oskarë dhe një Golden Globe.

Të martën, redaksia e AARP The Magazine zgjodhi De Niron për t’ia dhënë çmimin e përvitshëm të kësaj reviste për arritje jetësore.

Jeff Bridges u shpall aktori më i mirë për rolin në filmin “Crazy Heart, ndërsa Dame Helen Mirren mori çmimin e aktores më të mirë (“The Last Station”). Alec Baldwin fitoi çmimin e aktorit më të mirë dytësor(“It's Complicated”), ndërsa ish-gruaja e tij, Kim Basinger, u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor (“The Burning Plain”).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›