Ekstradimi gjykata shtyn vendimin per Rrapon

Vendimi i Gjykates se Apelit per ekstradimin e Almir Rrapos eshte shtyre per diten e hene ndersa mbrojtja ka kerkuar edhe njehere tjeter me force prishjen e vendimit te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare per ekstradimin e tij pasi se gjyqtari qe dha vendimin kishte gjykuar edhe ne vleresimin e mases se sigurise per Rrapon.
Por prokurori e ka cilesuar si te padrejte kerkesen duke i kerkuar Gjykates se Apelit lenien ne fuqi te vendimit per ekstradimin e tij drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku Rrapo dyshohet se ka kryer nje sere krimesh. Gjykata e Apelit ka verejtur se leximi i akteve dhe marrja e vendimit do te doje kohe per tu pergatitur ndaj ka vendiosur te jape fjalen e saj perfundimtare tre dite me vone.
Almir Rrapo ish sekretar i Ministrise se Jashme u arrestua ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane ne 2 korrik te ketij viti sipas nje urdheri te leshuar nga drejtesia amerikane. Ai ka 11 akuza penale ne SHBA mes te cilave vrasje dhe pjesemarrje ne nje organizate kriminale.