E Shtunë, 31 Tetor 2026

Made in Albania marke e panjohur

Ekspertet gjermane vleresojne se perse industria e veshjeve ne Shqiperi ka rritje te eksporteve serish rezultate jane mjaft te uleta.

Profesor Matias Pas njohes i sektorit te veshjeve ne Gjermani thote se deklaroi se problemet e kesaj industrie ne Shqiperi fillojne qe nga cilesia e ulet e produktit deri te taksat doganore qe paguhen per importin e lendes se pare nga Turqia .

Pas thote se tarifa doganore rrisin automatikisht me 125 konston e industrise ne raport me vendet e tjera te rajonit. Shqiperia akoma nuk njihet si furnizues ne tregun nderkombetar. Duhen marre masa per rritjen e potencialit te kompanive per shtimin e numrit te proceseve qe realizohen ne vend.Pas thote se nevojitet mbeshtetje me financime te lira nga ana e institucioneve financiar per te cilat te dale garant qeveria .

Perfaqesuesja e programit GTZ qe eshte dhe iniciatorja e projektit te Javes Shqiptare te Tekstileve Ulrike Sommer thote se do qeveria gjermane do te vazhdoje te asistoje ne rritjen dhe zhvillimin e kompanive tekstile shqiptare.

Sommer thote se nga 2007 asistojne prodhuesit e tekstileve ne Shqiperi . Per keto kompani ne ofrohet konsulence duke nisur edhe nga eksperience e tyre. Ne 3 muajt e pare te vitit qe vjen do te diskutohet nese do te vazhdohet ende te luhet roli i konsulentit per kompanite shqiptare por premisat jane qe kjo asistence te vazhdoje.

Ekspertet gjermane te industrise tekstile mendojne se Shqiperia ka gjithe kapacitetet e nevojshme per te qene konkuruese. Sipas tyre pozicioni i pershtatshem gjeografik i Shqiperise kostoja e ulet e prodhimit dhe krahu i lire i punes tradita e gjate e Shqiperise ne industrine e veshjeve. Keto konluzione u arriten ne fund te tryezes se organzuar mbi javen shqiptare te tekstileve te organizuara nga qeveria shqiptare dhe ambasada gjermane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›