E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimi i Almir Rapos


Gjatë proçesit për ish punonjësin e Ministrisë së Jashtme, Almir Rrapo me objekt ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Prokuroria i kërkoi gjykatëses Antonela Prendi që ta vlerësojë të ligjshëm ekstradimin e tij, edhe pse tashmë 28 vjeçari ndodhet prej muajsh në Amerikë dhe i është nënshtruar gjyqit penal.

Kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të ekstradimit, prokurorët e kanë mbështetur në disa dokumente të dërguara me letërporosi nga Amerika, në të cilat i pandehuri shqiptar e pranonte fajësin dhe akuzat.

Çështja e ekstradimit të Almir Rrapos futi në kolaps shkallët e gjyqësorit dhe nxori në pah se sa zvarritën proçeset gjyqësore në Shqipëri.

Konkretisht, dy shkallë të gjyqësorit, ajo e Tiranës dhe Apelit i thanë po ekstradimit të Rrapos, por vendimi i vonuar i Gjykatës së Lartë e riktheu çështjen për rishqyrtim sërisht në shkallën e parë.

Rikthimi i dosjes për ekstradim u bë në një kohë kur Almir Rrapo u ishte dorëzuar autoriteteve amerikane.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Prokuroria verifikon Wikileaks
Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar përmes një deklarate, duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media te shkruara, se nga ana e saj nuk është ngritur grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media. Itali, tragjedi në familjen shqiptare
Një tragjedi ka përfshirë një familje shqiptare në Itali ku burri ka vrarë gruan e më pas është vetëvarur. Mbeten pa emër viktimat e varrit masiv
Pavaresisht se pati deklarime dhe angazhim të të gjitha strukturave për identifikimin e 13 skeleteve të zbuluara në një vendvarrim masiv në Malin e Dajtit në Tirane, ata vazhdojnë të mbeten pa emër, edhe pas dy vitesh. Sulmi në Koplik, vdes 45-vjecari
Humb jetën në spital 45-vjeçari Xhevdet Metaj, i cili u plagos mbrëmë në Koplik. Policia ndërkohë ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit 45-vjecarin Rasim Haxhiaj, i cili ka qëlluar për motive hakmarrjeje. Zjarre në Berat e Elbasan
Repartet zjarrfikëse, forcat e ushtrise dhe banoret e zones munden te ndalin zjarret e shperthyera ne periferi te qytetit te Beratit duke mbajtur larg vatren nga zona muzeale.


Lajmet kryesore

“Ushtria, emërime jo transparente”
SHBA, vërejtje për ndryshimet e bëra nga presidenti
Prapaskenat e kreut të ODIHR-it
Skema e pensioneve në borxhe
Incident në zyrat e Bashkisë
Spahiu: Po plotësohet rekomandimi i Athinës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›