E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradimi shqetesim per asamblene e KE-se

Dosja Rrapo Raportuesi Darchiashvili Ceshtja do te diskutohet ne janar priten masa

Ekstradimi i Almir Rrapos ne SHBA ish-sekretar ne Ministrine e Jashtme shqiptare i akuzuar per pjesemarrje ne nje organizate kriminale ne Nju Jork shihet me shqetesim nga Asambleja e Keshillit te Europes. Pritet qe asambleja ta diskutoje kete ceshtje ne muajin janar. Shteti shqiptar rrezikon nje denim per mosmarrjen parasysh te konventave europiane per te drejtat e njeriut. Lajmi eshte bere i ditur nga Raportuesi i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes David Darchiashvili i cili ka shprehur shqetesimin e thelle per vendimin e marre nga autoritetet shqiptare per ekstradimin e Almir Rrapos me 24 nentor drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Sipas tij shteti shqiptar me konkretisht Ministria e Drejtesise ka injoruar masen e perkohshme detyruese te gjykates qe ky aplikant nuk duhet te ekstradohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Darchiashvili eshte raportuesi per nenin 39 te Gjykates Europiane per te Drejtat e Njeriut. Numri ne rritje i shteteve anetare qe i kane injoruar masat e dhena nga gjykata sipas nenit 39 perben shqetesim per asamblene tha ai ndersa pritet qe Asambleja Parlamentare do ta debatoje kete ceshtje ne sesionin e janarit dhe do ta denoje ne menyre te qarte mosmarrjen parasysh te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut. Raporti i tij do te diskutohet se bashku me nje tjeter raport nga Komiteti per Ceshtjet Ligjore dhe te Drejtat e Njeriut mbi implementimin e vendimeve te gjykates.

Disa dite me pare Gjykata e Strasburgut shprehu shqetesimin se vendimi i saj per pezullimin e perkohshem te ekstradimit nuk u zbatua nga Shqiperia. Presidenti i kesaj gjykate i ka shkruar avokatit te Rrapos se pasi u njoftua per ekstradimin i ka nisur nje kerkese qeverise shqiptare. Ne kete korrespondence Gjykata e Strasburgut kerkon te njihet me cdo dokument qe ka lidhje me transferimin e Almir Rrapos ne SHBA. Strasburgu ka kerkuar te njihet me cdo rrethane te ekstradimit te Almir Rrapos drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke nenvizuar edhe faktin se nje veprim i tille nga ana e Shqiperise ishte i papritur. Ne letren e fundit nga gjykata me 18 nentor 2010 qeveria juaj u informua se Presidenti i Seksionit te Katert kishte vendosur te vazhdoje te aplikoje masen e perkohshme thuhet nga Gjykata e Strasburgut referuar vendimit te saj per pezullimin e ekstradimit te Almir Rrapos ne SHBA derisa ceshtja te shkonte ne Gjykaten e Larte. E megjithate qeveria juaj e ekstradoi aplikantin ne Shtetet e Bashkuara me 24 nentor 2010 vazhdon letra e derguar nga Strasburgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›