Bojaxhiu zbardhet ryshfeti i zyrtareve te Kontrollit Teknik te Naftes
Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet per te arrestuarit gjate operacionit te koduar policor Bojaxhiu. Virgjil Joti dhe Kastriot Llakaj akuzohet se kane marre ryshfet per kontrollin teknik te disa anijeve naftembajtese. Hetimet kane zbuluar se Joti ne bashkepunim me inspektorin Llakaj i kane marre nje biznesmeni rreth 17 mije dollare per kalimin e sasise se karburantit pa kontroll. Ne prokurori ish-drejtori i Hidrokarbureve tha se kishte rene pre e telefonates se nje biznesmeni i cili i kishte premtuar qe ti jepte 10 mije dollare per karburant te paster. I pandehuri i dyte Kastriot Llakaj ka fajesuar Virgjil Jotin per kete ngjarje. Ai eshte shprehur se ka qene shefi i tij qe e ka kercenuar se do ta hiqte nga puna nese nuk shkonte per te marre parate. Prokuroria deklaron se keta persona jane arrestuar ne flagrance pasi i kane marre nje grosisti karburantesh shumen prej 20.000 dollaresh ne kembim te dhenies se lejes se kryerjes se kontrollit teknik e zhdoganimit te nje anije me karburant. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e siperpermendur per nje periudhe prej 8 muajsh ne vazhdimesi i kane kerkuar ketij biznesmeni shumen 10.000 dollare per cdo anije te zhdoganuar. Megjithate masa e arrestit eshte apeluar nga Joti dhe Llakaj. Gjykata e Larte ka pranuar rekursin e ish-drejtorit te Karburanteve dhe gjate muajit qershor te ketij viti ka vendosur lirimin e tij nga qelia pasi nuk perben rrezik per shoqerine. Hetimet jane kryesisht pergjime dhe deshmi te marra nga persona qe kane dijeni per kete veper panele thane burimet nga Prokuroria e Tiranes te cilat saktesojne se tashme dosja eshte derguar ne gjykate per akuzat e korrupsionit pasiv te funksionareve shteterore ne bashkepunim. Gjate diteve te ardhshme dosja pritet qe te hidhet ne short ne gjykate dhe te vendoset per Kolegjin Penal. Akuza thote se eshte e bindur per fajesine e dy te pandehurve ndersa personi i trete qe eshte proceduar ne gjendje te lire nuk eshte marre i pandehur pasi nuk ka pasur fakte qe ta lidhin me vepren penale.