E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohen dy persona te kerkuar per vrasje

Aeroporti Nderkombetar i Rinasit

Tirane 18 shkurt 2011 NOA 8211 Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana ka ekstraduar drejt vendit tone dy shtetasve shqiptare Gezim Muji dhe Laurant akollari te cilet ishin shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje me paramendim. Njeri prej dy personave te ekstraduar eshte 36-vjecari Gezim Medo Muji lindur ne Shkoder i cili u ekstradua sot nga kryeqyteti i Italise Rome.

Gezim Muji ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Shkodres ne 25 prill te 2008-es kishte caktuar ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per vrasjen per motive hakmarrjeje te Vaid Mujaxhit.

Vaid Mujaxhi sipas policise u vra ne 22.06.2001 me nje arme zjarri pistolete.

Policia ben te ditur se vrasja ndodhi ne lagjen Partizani ne Shkoder dhe nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes ishte Gezim Muji.

Gezim Muji u arrestua ne Rome ne 5 maj te vitit 2009 fale bashkepunimit te Interpol Tirana me Interpol Romen.

Nderkohe dje Interpol Tirana ekstradoi nga kryeqyteti britanik Londer 35-vjecarin nga Korca Laurant Selami akollari.

Laurant akollari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi ndajt tij Gjykata e Tiranes kishte dhene ne 10 shjetor te 2003-it masen e sigurise arrest ne burg per veprat penale te vrasje me paramendim e kryer ne bashkepunim armembajtje pa leje dhe falsifikim dokumentash.

Laruan akollari u kap me qellim ekstradimin ne Tirane ne 3 dhjetor te vitit 2009.

Te dy te ekstraduarit i jane dorezuar perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve ne aeroportin nderkombetar Nene Tereza ne Rinas.

mit/NOA

Lajme te ngjashmeEkstradohet Cakollari vjen ne pranga nga Londra FotoBerisha Perparesi absolute ndihma juridike per grate e femijet Becaj-Mcllwham Drejtesia duhet reforme imediate depolitizim e pavaresiThaci Qeveri e re hyn ne fuqi te henen12 prioritetet e KE per anetaresim qeveria leter PS LidhjeAeroporti i Rinasit bashkepunim ekstradohen Gezim Muji Interpol Londra Interpol Roma Interpol Tirana Laurant akollari te kerkuar pe vrasje me paramendim

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›